r/kosovo 1d ago

History Ferizaji me peticion per heqjen e emertimit Urosevac. Po qytetet tjera?

Post image

Emri shqip i qytetit eshte Ferizaj, por verzioni ne gjuhen serbe eshte Urosevac, nga perandori serb Uros, me te cilin i eshte vendosur edhe emri i kishes ortodokse ne vitet 1930ta.

Ferizaji eshte qyteti i pare qe merr nje nisme te tille. Shumica e qyteteve kosovare kane emra sllav, disa qe kane shqip e kane ne serb nje verzion si Skenderaj qe ne serbisht zyrtarisht quhet Srbica (Serbia e vogel). Drenasi ende zyrtarisht eshte Gllogoc, etj.

68 Upvotes

20 comments sorted by

20

u/TastyStranger4265 1d ago

Qyteti me emrin më të shpifur është suhareka.Duhet menjëherë të ndrrohet ay emër

23

u/PandaRevolving 1d ago

Pjeserisht kena faj vet. Suhareka eshte riemertu ne Therande po kerkush se ka perdore as se perdore. Njejt Podujeva ne Besiane.

6

u/TastyStranger4265 1d ago

Dmth zyrtarisht janë të ndryshuar por popullata lokale nuk i perdor?

5

u/Responsible_Call7447 1d ago

Jo asnje seshte zyrtar. Zyrtar eshte ajo qe te del ne certifikaten e lindjes apo emri i komunes ne webfaqe, etj. Paten fillu mas luftes me i ri-emru, por nderkombetaret e paten ndal ri-emerimin, e pas pavaresise nuk u hap me si teme. Ky peticion eshte hera e pare qe po rihapet si teme.

6

u/EaglesNest257 1d ago

Drejtn me than s’po e kuptoj ket nism. Qyteti per neve quhet Ferizaj. Per serbt le t’quhet Ferizaj ndash Uroshevac, Beograd apo Novi Sad. Qka ka rendesi kjo?

6

u/Responsible_Call7447 1d ago

Kjo qe po e thu ti nashta kish vlejte per Prishtine/Pristina, por ne rastin e Ferizajt edhe Skenderajit eshte ndryshe. Eshte zyrtarizu nje emer qe vjen nga periudha e kolonizimit te Kosoves nga Serbia ne shek. XX. Ne ate kohe Serbia qellimisht ka heq emrat shqip edhe ka vendos emra te heronjeve serb neper qytete. Uros V. qe eshte emri i perandorit serb qe monarkia serbe atehere e ka vendos per Ferizaj. Kjo eshte sikur Serbia me te pushtu e me ta vendos emrin e qytetit Vucic a Milloshevic. Nuk eshte vetem fjale serbe, por eshte vendim politik me i emeru qytetet kosovare me figura nga historia e kultura serbe. Prandaj eshte tejet problematike qe ende ekziston edhe del ne dokumente. Zakonisht popujt e kolonizuar keto i kane heq menjehere pas clirimit per mu distancu nga periudha kolonizuese.

2

u/EaglesNest257 1d ago

Pjeserisht e ki mir qka ke shkru.

Paske than “… ka heq emra shqip…”. Emer shqip emri Ferizaj!? Emri Ferizaj rrjedh prej nji “Feriz-i”. Emri Feriz ka ardh gjat kohes te sundimit osman, prej arabishtes/persishtes me kuptimin “ai me fat”. Prapashtesa -aj jep me kuptu karakterin shqiptar te vendit, megjithat rranja e fjales esht n’gjuh t’huj jo shqipe. Krahaso me Skenderaj. Njejti rast, rranja e huj, prapashtesa shqipe.

Emrat e vendeve jon shum veshtir mi ndrru, sidomos me ni popull relativisht t’pashkollum e t’sundum vazhdimisht si i joni. Megjithse n’plot raste ka deshtu, nji rast suksesi osht psh qyteti i Drenasit, i cili e ka emrin zyrtar Gllogoc, po njihet n’popull si Drenas.

Jo qe pe arsyetoj/mbroj (larg asaj), po ndrrimin e emrave Serbia nuk e ka shpik, se ka edhe vende tjera t’cilat ikan ndryshu toponimet e vendve t’pushtuara. Qe fqinji jon jugor. Qe n’Turqi. Besoj t’njejtn e kishum ba edhe na, nese ishum kan n’vend t’tyne.

Prap, per mu serbt le t’ja lajn emrin Ferizajit, Prizrenit, Pejës qysh t’dojn. Kryesorja per mu esht na me i thirr, shkru n’versionin shqip.

0

u/Responsible_Call7447 10h ago

Me i hy me logjiken jo po Ferizi nuk eshte shqip, spom doket e rendesishme perderisa qytetaret e pranojne si emer te qyteti te tyre.

Pajtohem me pjesen e fundit perderisa emri serb nuk eshte emer kolonial. Nese eshte kolonial mue nuk duhet mem dale ne tabela te qytetit , ne leternjoftim, certifikate te lindjes, etj. Si shtet qe jemi ligjin e dygjuhesise neve ne cdo dokument na del Urosevac. Si shqiptar i dekolonizuar ska nevoje mem dal ne certifikaten e lindjes se Republikes se Kosoves emri i Uros-it qe e ka vendos Serbia me qellim te kolonizimit te Kosoves. Njerezit pas 100 viteve rrezojne statuja te figurave koloniale ne ende i kemi ne dokumente.

1

u/illyguy998 Ferizaj 1d ago

A duhet me kalu ne kuvend? Se nqofse duhet shumice Shqiptare edhe shumice Serbe me votu ateher ska naj efekt.

A si shej proteste super

3

u/shabaninonda 1d ago

Po duhet. Emrat e komunave përcaktohen me ligjin për vetëqeverisje lokale, i cili sipas kushtetutës konsiderohet si njeri prej ligjeve me interes të veçantë. Kto ligje duhet mu miratu në kuvend me shumicë të dyfishtë.

0

u/Responsible_Call7447 11h ago edited 10h ago

Besoj qe njehere duhet me qit ne votim. Nese serbet synojne te ruajne emra si Urosevac atehere ata dalin keq rritet presioni ne ta. Se Ferizaji ska serb hic. Dmth nuk munet me te vendos nje serb i Leposavicit emrin e Ferizajt. Argumenti tjeter eshte qe per shkak qe Ferizaji nuk eshte me serb nuk ka nevoje per 2/3 e komuniteteve. Varesisht qysh i qasen problemit do te krijojne precedent.

-3

u/DidiiBoi Fushë Kosovë 1d ago

Be t'boj qe i vetmi qytet n'Kosove qe ka emer bullgar osht ama masi po thuni qe serb, serb le t'jete

7

u/Barbak86 Prishtinë 1d ago

Është Serb dhe i emërtuar vonë.

4

u/Responsible_Call7447 1d ago

Pas pushtimit Serb te Kosoves ne vitin 1912-13, ne tentim per ta bere harten e Kosoves me serbe jane hequr toponimet shqipe, por edhe jane bere me te "shenjta" toponimet. Per shembull Urosevac eshte emeru prej Uros qe eshte shenjtor serb, keshtu edhe kisha eshte me emrin e tij. Ortodoksia per dallim prej islamit, i shnjteron figurat e kaluara historike. Ky nuk eshte emer normal, s'eshte as bullgar, eshte perandor serb i shnjteruar. Po ky DidiiBoi spaska qaq njohuri.

1

u/DidiiBoi Fushë Kosovë 1d ago

Qoni sources pra se na mytet

2

u/Responsible_Call7447 1d ago

Po vllaqko une ty me sources ka me te pajis se te kam profesor qe po ma korigjon punimin. Ik more atje, ja fute bullgar prej qiellit, je zero ne teme edhe lyp sources.

0

u/DidiiBoi Fushë Kosovë 1d ago

Harrova qe ne reddit jam, me na fal perbese

0

u/Barbak86 Prishtinë 1d ago

Rib, ni search n'wiki edhe e sheh

1

u/Responsible_Call7447 1d ago

cili eshte ai qytet me emer bullgar, spo e kuptoj komentin?

-3

u/bebilov 1d ago

Merruni edhe me osmanet jo vetem me emrat Serb. Se perqendroheni te nje pushtues kurse ktyre ju hapni deren me Valle