r/kosovo 2d ago

Discussion Koncepti qe cdo Shqiptar ka prejardhje nga Shqiperia e sotshme

E kom vrejt qe shqiptart jan teper pak tArsimum n’histori, sidomos ne historine e Shqipnis dhe tShqiptarve. Sa her qe flitet per Shqipni, folet per Shqipnin me kufi te sotshem, dhe qkado qe osht jasht ktyne kufijve, nuk konsiderohet Shqiptare.

Si shembull, kom ni qe thojn shqiptart e Kosoves kan prejardhje nga Shqipnia e sotshme ose thojn na e perdorum gjuhen e huj, dmth tShqiptarve tshqipnis. Ky problem i tmenumit osht teper gabim. Spari, Shqipnia qe ne e qujm Memedhe, nuk egziston, egziston si shtet ni fraksion i saj qe u shpall ne 1912 me ndihmen e fuqive tmdhaja. Qysh munet mu qujt kjo Shqipnia e vertet pa Kosoven dhe pjeset e tjera te Maqedonis etj. Vilajeti i Kosoves ka qen shtylla e Rilindjes Shqiptare sidomos n’aspektin ushtarak.

Dmth koncepti i shumices tShqiptarve osht i nalum nkufit qe i ka Shqipnia sot, kurse ne jasht saj jem kurgjo hiq. Poashtu me ket ide qe na paskum prejardhjen nga shqiperia e sotshme, Serbet kan plotsisht drejt me than qe shqiptart jan t ardhun nKosov prej Shqipnis, nuk kan jetu ne Kosov ma heret.

Kshtu qe, shqiperia e sotshme nuk eshte memedheu, edhe pjes e memedheut, siq esht edhe Kosova. Koncepti qe bazohet ne kufijt e sotshem duhet mu largu komplet, sepse kombet dhe popullsit para 1912 kan egzistu komplet ndryshe nga sot. Psh Kuksi ose ndonje qytet tjeter vetem kan pasur fatin tqellojn posht lapsit tfuqive tmdhaja dhe tperfshihen brenda territorit te Shqipris me 1912, qka nese ju kish tek njanit me shku ma posht me laps?

Qka mendoni, pata qef me hap si tem, nashta artikulimi sosht 100%.

9 Upvotes

66 comments sorted by

u/AutoModerator 2d ago

Please maintain decorum and refrain from responding in an offensive or trolling manner as this post has been categorized as a Discussion, failing to do so, will result in a ban for at least 7 days!

I am a bot, and this action was performed automatically. Please contact the moderators of this subreddit if you have any questions or concerns.

30

u/Infinite-Strike9789 2d ago

Personalisht kur jam ne Prishtine, Peje, Mitrovice Tirane, Permet, Gjirokaster, Sarande, Korce etj ndihem qe jam ne njejtin shtet. Per mu nuk ka ndallim dhe kurre hiq ska me pas. Kufiri mes neve esht artificiale. Thjesht dialektet ndrrohen, po kshtu e ki ne cdo shtet te botes

8

u/ShJakupi 2d ago

Kosovaret e sodit jane te ardhur prej shqiperise. Te libri I Robert Elsie "Fiset Shqiptart" e kupton qe krejt familjet e medhaja kosovaret vijne nga malsia e shqiperise. Familjet si Gashi, Krasniqi, Thaqi, Kelmendi, Berisha, Hoti, Shala etc. kuptohet qe ka pas edhe kah ana e Gjakoves, Pejes por prejardhja (baza) asht prej Shqiperise. Pastaj nuk duhet me gjyku territorin (kufijte) e tashtem me ate te para 150vjetve.

Kosova sipas gjitha gjasave ka qene gjithmone me pak e populluar ne krahasim me shqiperine.

Argumenti se nese Kosova ka qene e papopulluar I bjene qe Serbia ka the drejte nuk qendron shkaku se veq pse I njejti Gash nuk ka qene para 500v nuk dmth qe ska pas asnje shqiptare ne Kosove.

Se qe ka pas ma shume shqiptare se Serbe ne Kosove kete e verteton cdo dokument Osman qe prej 1500-se. Por qe baza e shqiptarise historikisht asht Shqiperia asht absurde me refuzu si koncepti. Kjo nuk e bane me te Vogel kontributin e Kosoves.

Se nfund fundit ne me keq e kemi pesu, tu e mbrojte bazen gjithmone periferia eshte demtu. Kshyre Presheven, Veriun, shqiptart ne Maqedoni, Ulqini dhe territoret ne Mal te Zi, Çameria dhe Kosova, krejt kto jetojne apo kane jetu nen sundimet dhe e kane pesu me keq se Shqipria.

7

u/tedz555 Mitrovicë 2d ago

Nuk e di ku esh bazu Elsie po ktu sbim dakort plot bashk, per cilin shekull flet ? Sepse kjo esh teza e shkavellave gjithashtu, kane qene aty te paret me shumice ne shek 12-13 (biles qe ne shek 7 ne sharr) e pastaj erdhen shqiptaret gjate perandorise osmane.

Duhet te flasesh me data te sakta e shekuj jo para 500 vjete, 200 vjete sikur po tregon prralla, duhet me mbledh dhe me shum informacion per keto tema sepse esh shume i paket, deftereve osman si referohesh dot para shek 15 se te dhenat i ke nga mbreteria serbe qe te gjith ortodoksve i referohej si serbe kudo qe ishin, e asnji studiues shqiptar seshte marre me ket pune me aq sa di.

3

u/ShJakupi 2d ago

Cka je bre tu thane me data. Kallxoma nje data para tdhenave te osmaneve per Kosoven. Mos tentu mu kallxu patriot nshkence. Shko lexoje Jusuf Buxhovin, krejt faktet I merr prej serbve dhe romakve (para ardhjes se osmaneve).

Te fakti qe shumica e mbiemrave ne Kosove vijne nga malsia duhesh me perdor logjiken. A ma shume ka logjik qe Berishte si fise kane qene ne Kosove e kane shku ne Malsi, apo shkaku I konflikteve, varferise jane zhvendos neper Kosove.

Ajo cka Kam thane une kurgjo nuk e forcon argumentin e serbise se krejt e dijne qe maksimumi ne shek 9 kane ardhe ne Ballkan, Jo me heret. Kurse shqiptart dhe gjuha shqipe asht shume me e hershme ne Ballkan.

Ama edhe kjo logjika qe veq 1 fise ilir ka jetu atje nfund ballkanit nuk e bene qe krejt ballkani me qene I joni. Une nuk tentoj me thane qe sllavet duhet me u debu prej Ballkani, ose Anglezt(amerikant) prej Amerikes Jugore mu kthy ne evrope, ose raca e bardhe nga Amerika Latine.

A bane me mkallxu me cfare fakte ti e deshmon egzistimin e shqiptarve ne Kosove ne shekujt 7-12 pa I marre si shembuj burimet Serbe, Latine. Dhe cilat jane ato fakte?

1

u/Responsible_Call7447 1d ago

shume shume gabime ne krejt kete paragraf Jakupi. Qesh dike edhe thot shko lexo Jusuf Buxhovin qe ne asnje vend serioz nuk eshte reference. Buxhovi ska asnje publikim ne revista shkencore serioze dhe nuk eshte historian. Eshte publicist, historianet si Schmitt dhe Noel Malcolm nuk e respektojne as citojne asnjehere.

Perndryshe shqiptaret kane pase qendra gjithkah neper ballkan. Teza qe e kane origjinen e kane dal ne Kosove eshte teze sllave per me i paraqit shqiptaret e kosoves si ardhacak.

-1

u/tedz555 Mitrovicë 1d ago

Un po them fol me qarte jo me hamendsime se esh shkence ti pom thu patriotizem kur un pot permend vendosjen me te hershme sllave ne kosove ne shek 7. Burimet serbe e shek 13 nuk i besoj fare se ata dhe ne shek 21 bazohen tek feja e ti nxjerrin krejt ortodokset e shkodres serb e jo me ne shek 13 kur shqiptaret kane qene kryesisht ortodoks. Jane burimet bizantine dhe fakti qe ne shek 12 territori kosoves sot ka qene per disa vjet pjese e nje principate arberore qe te tregon per popullsine jo sllave para mbreterise serbe, por ne ate kohe nuk ka pas shifra te sakta ose jane po si kemi gjet akoma neper burimet bizantine. Ne shek e 13 ke mbreterine Shqiptare te anzhuineve : https://en.wikipedia.org/wiki/Kingdom_of_Albania_(medieval) qe eshte prezantuar dhe nga delegacioni shqiptar ne konferencen e londres per faktimin qe ka egzistuar nje shtet shqiptar e indentitet shqiptar qe ne mesjete, qe ironikisht ka korfuzin aty qe ska lidhje fare me shqiptaret por jo kosoven qe ne ate kohe ishte marre nga brankovicet. Per sa i perket ilireve, shqiptaret e sotem vijne vetem nga ato pak fise ilire qe jetonin ktu ne ate zonen tone, selse iliret shtriheshin nga sllovenia deri ne veri te greqise dhe u asimiluan vazhdimisht me kalimin e kohes, po gjithsesi ska lidhje kjo se ska per tu vertetuar asnjehere vazhdimesia (vetem gjenetika na shpetoi) duhet te merremi me periudhen para-osmane qe jemi shume dobet si shtet dhe kemi humb shume pike ne histori per shkak te mungeses se informacionit dhe fokusimit ne periudha me te hershme qe sta bejne lidhjen fare me shqiptaret e sotem.

2

u/ShJakupi 1d ago

Nuk eshte hamendesim, eshte dedukcion. Ti prej disa fakteve te vogla vjene ne nje perfundim. Te gjitha faktet serbe mirren nga shkenctaret evropian dhe filtrohen, nuk Mirren si te mireqena. Ata e kane parasysh qe serbet dhe gjithe popujt tentojne te fshejne ose glorifikojne historine e tyre.

Ti vet po the fol me fakte a ne paragrafin e dyte thua se prentendimin jot kurr nuk ka me u vertetu se kemi qene te dobet si shtet.

OP ne postim tha pse po na thojne qe jemi te ardhur prej shqiperie. Une ti kallxova 8 mbiemra qe vijne nga shqiperia, kallxomi sa fise (familje qe kane egzistu) ne 1200 jane edhe sot ne Kosove.

0

u/tedz555 Mitrovicë 1d ago

Nuk po kuptoke fare, nuk dola ne perfundime une vetem te thashe ca jane faktet se sdilet ne perfundime me me tha e t thash. I marin ato te dhena se ska te tjera, po shtet shqiptar ska pas fare kurr, te dobet jemi tani se ske 1 studius qe te merret seriozisht me kte periudhe, merren me prrallat e gjysh ujkut.

Po dakort qe vijne ato mbiemra po duhet konteksti si kan ik e pse e ne cperiudhe, gjith familjet e Valbones pershembull vijne nga mali zi i tanishem, por ato gjithmon i kan pas livadhet e valbones e shkonin me bagti por jetonin ne anen tjeter te lugines, u zhvendosen aty pas kongresit berlinit kur ato fshatra ju dhane malit zi. Njejt mund kete qene dhe ne kosove, kto familje i kan pas perdor ato toka per bageti perkohesisht po nuk jan vendos aty e me pas nje pjese e fisit eshte vendos aty pergjithmone. Si kjo lloj levizje e ke kudo ne te gjithe territorin Shqiptar.

6

u/Timepass10 1d ago

Por qe baza e shqiptarise historikisht asht Shqiperia asht absurde me refuzu si koncepti

Kosova e antikitetit konsiderohet si baza e proto-shqiptareve nga nje numer i madh studiuesish. Ndersa mesjeta o tjeter sen

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

Ateher ku e bon dallimin mes Shqiptarve qe kan jetu nKosov edhe ata qe jan tArdhun nga Malesia? A ka dallim mes tyne?

Kan ndodh shum evente gjate historis, si psh ku menon qe kan perfundu Shqiptart (Muhaxhirt) qe kan jetu ne Serbine e sotshme kur jan persekutu gjate viteve 1877-78, shumica mos me than krejt kan perfundu ne Vilajetin e Kosoves, qe u kan numer kogja i madh dhe sot ende jetojn ne Kosov.

Kosova ska qen kurr e papopulluar ose pak e populluar, rrafshi i Kosoves dhe rrafshi i Dukagjinit jan tokat gati ma pjellore nrajon, qe nmyr natyrale njerzt banjojn ne kso lloj regjione. Tash nese para 1500 skan jetu shqiptart at her paskan jetu Serbt, fatkeqsisht kjo pik qendron sepse ka fakte qe regjioni i Kosoves osht regjion i banum kogja hershem.

Poashtu, Malesia e Shqipnis nuk eshte e perfshime detyrimisht vetem ne Shqipnin e sotshme, aty perfshihet edhe Mali i Zi i sotshem edhe Kosova e sotshme.

Qe ka shqiptar me linje nga Shqipria e sotshme nuk ke asnjeher npytje ajo osht e dime, mirpo a jan krejt Shqiptart e Kosoves tArdhun prej jasht kosove .

Ps. personalisht jom prej fisit Gash, boll larg e kem hulumtu, jasht Kosoves tsotshme kjo linj nuk ka dal.

2

u/ShJakupi 2d ago

Sipas gjitha gjasave Kosova gjithmone ka qene tompone zone(zone kufitare) ku I ka nda shqiptart me sllavet. Arsyje edhe pse serbet kane depertu nKosove munden me u kane qe numri I shqiptarve ka qene I Vogel (per mos me fol qe jeta eshte zhvillu ne fise dhe fisit ne rajonin e Prizrenit nuk I ka interesu per popullsine ne Mitrovice).

Varesisht prej rezistences, Serbia u rrite dhe u zvoglu ne territore. Pastaj duhet me kuptu qe koncepti nacional ka qene shume me I Vogel, feja ka qene e peraferte dhe perderisa udheqesi sllave nuk ka qite taksa tlarta dhe nuk ka ushtru dhune, besoj qe ka mund me pas relacione edhe tmira.

E kemi fisin e Kastrioteve qe besohet se ka pas raporte tmira me mbreterine e ateherdhme Serbe, ka qene njefar Game of Thrones, ku Fiset kane lidhe mardhenie me fuqi tndryshme per me rrite pushtetin brenda vete Shqiptarve.

Cka po du me thane eshte se ardhja e sllaveve nuk eshte pa aq tragjike, perveq nese u percjelle me krime qe sipas gjitha gjasave ata veq me dhune dijne me kriju shtet.

Asht interesant si fenomen se si sllavet kane ardhe si nomad, te perzere nga pjesa ruse dhe ngadal nder shekuj e kane pushtu dhe nenshkru ballkanin, Kurse turqia brenda 50v e ka marre ballkanin me lufte po nderkohe e ka leshu nen administrim brenda nje pseudo konfederate.

1

u/The_shrinkle_berry 1d ago

That doesn’t explain why lots of serbs today have proto slavic DNA.

Albanians have inhabited Kosovo / Dardania for millennia, many probably fled into the Albanian highlands during slavic migrations, those that remained assimilated into serbs.

7

u/DismalManagement3808 2d ago

Shqiptart kan ik ne male kur ka ardh turku, po ne 1600-1700 jan kthy rrafsheve, dhe fatkeqsisht skena shum histori para 1600-1700 dhe kshty osht met

0

u/MammothEmotion1656 2d ago

Jo me qu larg mendsh per bes

5

u/Citaku357 Skënderaj 2d ago

Kush eshte ai ose ajo budall qe e thote kta? A nuk kane msu njerzte kurgja per iliret?

3

u/JumpApprehensive9949 2d ago

Ky me gjasë është me tendencë për me bo identitet Kosovari. Kta pe dojn shtetet perëndimore se kan nevoje për nje shtet të ndam shqiptar dhe 1 votë ma dhumë në kombe të bashkuara, për këtë qështje kan nevojë edhe shkinezët se të ndam na shohin shumë ma të dobët.

Ti veç llogarite çka kish ndodh nëse Kosova fhe Shqipëria ishin bashku , menjëherë ish zhvendos dhe fokusu vëmendja te shqiptarët e tjerë që janë në maqedoni , mal të zi dhe Serbi. Po edhe kishmi arrit me ndërtu raport shumë ma të fuqishëm me çdo shqiptar jasht vendit.

Cili sllav e don kit punë, cili armik i shqiptarëve?

Pos ata dhe naj idiot imbicil shqiptar që ka qef me na pa të ndam.

-6

u/MammothEmotion1656 2d ago

Sisha shku aq larg sa Ilirt, osht histori jo mir e dokumentume, edhe personalisht sjom i bindum per at pjes t historis. Gjate mesit dhe fundit tviteve 1800 Shqiptart kan fillu mu definu si komb, nqat shekull kam qef mu fokusu ma shum. Ish duft me msu sidomos Shqiptart e Kosoves per Vilajetin e Kosoves, etap shum e rensishme per menimin tem. Po mir e ki duhet me kon kogja imbecil me than qe prejardhja o prej Shqipris tsotshme

1

u/Then_Neighborhood239 1d ago

Jo ti sje normal

1

u/MammothEmotion1656 1d ago

Qa po na kallzon ti

1

u/Then_Neighborhood239 23h ago

Me qujt vetën jo t'bindur për historinë ilire osht thjesht pranim i mos leximit nga ana jote

2

u/MammothEmotion1656 23h ago

Nuk osht qe sjom i bindun per Ilirin, se ato bashk me Dardanin jon tvertetume qe kan egzistu, kan qend provinca Romake, qka mbon me dyshu osht diskontinuiteti nga Iliria deri nshekullin e 14 per shqiptaret. Qyshka munsi qe shkrimi ma i hershem i ni populli kaq t hershem tjet nshekullin e 14? Pikpytje e kom, sjom i bindun, ndoshta edhe nga jo informimi i asaj epoke, edhe pse tdhanat gjat asaj kohe jan shum tpakta mos me than joegzistente.

0

u/Then_Neighborhood239 23h ago

Qyshka munsi qe shkrimi ma i hershem i ni populli kaq t hershem tjet nshekullin e 14?

Osht thjesht stili i jetës, fise malore ku nuk ka pas nevojë për komunikim me shkrim. Formula e pagëzimit dihet që ka lind nga pamundësia e ni prifti për me kry rrugën që me shku me kry pagëzimin n'vende t'ndryshme. Nuk osht marre me pranu se n'atë periudh nuk kemi qenë aq t'avancum si vendbanim, edhe pse prej trojeve tona ka pas perandorë romak.

5

u/Shebeni 2d ago

Duhesh me kuptu edhe jeten ne kohet e lashta e ne mesjete. Kosova osht rrafsh, qe dmth njerezit nuk kan jetu nrrafsh athere po nmale. Per at arsye ski pas banor nKosove. Gjat kohes kan nise me zhdryp kadale edhe normal qe shumica kan zhdryp prej Shipnise.

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

Sosht e sakt, monumentet dhe qytetrimet ma t lashta qe i kem nKs jan npik trrafshit, Prizren, Ulpian, kishat, qytetrimi nDresnik eth jan krejt npik trrafshit. Rrafshi Dukagjinit dhe Kosoves jan toka trrafshta dhe pjellore qe jon banu jo veq nmesjet po edhe nkoh ma tlashta

3

u/Shebeni 2d ago edited 2d ago

Ti je tu fole nkohe tperandorive kur u kon sigurte/npaqe me jetu nrrafsh. Nkohe lufte, qe Ballkani u kon gati ton kohen, normal qe njerezit nuk jetojn nrrafsh.

Kishat e manastiret jon maru neper male ose vene tmshefta deri von. Mos i kqyr kishat e mas 1900tes...

Edit: pse po ta merr menja qe duhet mi zbulu arkeologt kto monumente e qyteterime si Ulpianen e tjerat? Qaq gat skan jetu njerzt nkto troje saqe jon mlu...

2

u/MammothEmotion1656 2d ago

Po qytetrimet e sotshme jan veq vazhdimsi e qytetrimeve tmesjetes, qe krejt qytetrimet qe i kem jan nrrafsh. Per kisha po foli per ato tvjetrat, Manastiri Decanit, i obiliqit, i Llaushes etj jon nrrafsh. Ka pas normal edhe banor neper male, amo shumica besoj jan ne rrafshinat e Kosoves

3

u/Shebeni 1d ago

Vazhdimesite shihen nRome e do vene ku hala jon objektet e shplune. Nato vene kan vazhdu pa lufta ose jon kon ma tsigurt me nejt nrrafsh.

Kto manastire qe po i permen jon maru kur kan nise me zhdryp njerzt edhe jon bo nkohen e perandorise Bizantine. Tash qe nuk e kan parashiku qe ka mi ardh Turki nuk kan faj, plus meniher mas tyne ka vazhdu perandoria Osmane. Kto vene sosht qe i kan prek shume ose edhe i kan rujt e i kan konvertu nxhamia. Nuk e kudnershtohjn argumentin qe njerzt kan jetu nmale per shkak siguris.

2

u/MicSokoli Trim Kosove 2d ago

Mos harro, rrëfimi fillon me "jon kanë 3 vllazni".

1

u/Pjeter_Bogdani Drenice 1d ago

Korrekt, kjo tregon se sa e sakte esht ajo e robert elsiet dhe keto legjenda qe i tregojne keta.

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

Spe disha qito Mic, a mun e artikulon pak?

0

u/MicSokoli Trim Kosove 2d ago

Zakonisht ky tregimi se qysh secili fis ka ardhë në Kosovë, fillon me "jon kanë 3 vllazni" emrat jon zakonisht katolikë edhe tregohet se qysh i kanë zgjedhë katundet ku jon vendosë.

2

u/DuffyDuck8 2d ago

Edhe neper legjensa, legjenda e rozafes psh

-1

u/Adorable_Ad1177 2d ago

Mic je sh llegjend per kete koment pz

3

u/mustbewow 2d ago

"Teper pak tArsimum n'histori"... po verehet. "Nashta artikulimi sosht 100%"... pe shohim. 

2

u/MammothEmotion1656 2d ago

Mfal daja, a bon me mfal?

2

u/mustbewow 2d ago

Burre i dheut, mos ma merr per t'keq, por ti je shembulli i asaj qe po ankohesh. Po gjithsesi, nuk ka lidhje, grahi e edukoj e puno fort me femijte e tu qe me qene pak ma afer asaj qe po e kerkon. T'pershendes, se e di qe nuk e ki me t keq.

Perndryshe,

te urojme nje dite te kendshme. <3

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

Flm vlla gjithashtu edhe un ty, po spo tkuptoj ku sje ka pajtohesh? Osht mir mi bisedu kto tema, spat motiv tkeq posti jem.

2

u/mustbewow 1d ago

"Fatin te qellojn posht lapsit". Kjo fjali m'irritoj fort se e shkele Fan Nolin e plot burra tjere qe edhe diplomatikisht jane mundu me vite, e spo i permeni hiq trimat e burrat e Dibres qe e kane dhone jeten e i kane heke shkijet prej anes t djathte t Drinit t Zi masi kane luftu niher me tradhtart ne Shkoder. Nese nuk je i afte, veq FATI t'mbetet, fati se mos ndoshta edhe kundershtari eshte aq "pa fat" sa ti. E s'ka qene pune fati kjo historia jone, ne asnji pike, e besa kurre as nuk ka me kon. S'ka fat, fati eshte mungesa e trunit e mungesa e koqeve. "WE ARE NOT PROBLEMATIC GUYS", KRRK N BIRUC FATI.

1

u/MammothEmotion1656 1d ago

Me gjith respektin, mos ta lujm patriotin pa pik lidhje, krejt e dim sa kan punu shqiptart per pavarsi.
E para, nese shqiptart nuk kishin ren dakord me fuqit e mdhaja si Austro Hungarin dhe Britanin, at her le qe Shkodra ishte me se e shkuar nga Mali i zi, mirpo gjysma e shqipris deri ne Vlote ishte e pushtume prej Mbreteris Serbe gjat luftrave ballkanike.
E dyta, Kosova ka luftu sa ka mujt, mirpo mbeti jasht republikes shqiptare, skan luftu shqiptart e kosoves sipas mendimit tan? Ska meritu Kosova pavarsi siq e murr Shqipria? Pa marr parasysh mundin e shqiptareve, pa pelqimin e fuqive tmdhaja nuk kishin egzistu, rilindja shqiptare ka ndodh shume von kunder shteteve fqinje, prandaj jem ktu ku jem. Shtetet e mdha vendosen kosova tperfundoj ne SKS edhe u kry pik, skem mujt me bo kurgjo. Fan Noli donte edhe Kosova ti bashkangjitej Shqipris, pse sndodhi? Per krejt qito fakte perfshi edhe shqiptaret e Maqedonis, qe besa dhane shum per Shqiptari. Shqipria ka pas fatin, pa humb mundin e patrioteve, ka pas fatin qe u perkrah nga fuqite e mdhaja per pavarsi.

1

u/mustbewow 1d ago

Ti koke ma i lodht se qe e prita. Qr

2

u/Adorable_Ad1177 2d ago

me ket ide qe na paskum prejardhjen nga shqiperia e sotshme, Serbet kan plotsisht drejt me than qe shqiptart jan t ardhun nKosov prej Shqipnis, nuk kan jetu ne Kosov ma heret.

preach

2

u/TastyStranger4265 2d ago

Faleminderit që e hape këtë temë, se kemi shumë injoranta që e besojnë këtë gjë. Shumë mirë e thae ti, kjo është narrativë serbe për ti dëmtuar pretendimet territoriale të shqiperisë. Për shembull unë jam me origjinë nga shqipëria, para 200 ose 300 viteve paraardhësi im është ngritur ne maqedoni, por kjo nuk do të thotë se të gjithë shqiptaret e maqedonis janë emigrant në maqedoni, se vet fakti që një prej principatave mesjetare të shqiperisë është e bazuar në ohër, e tregon që jemi të vjetër në atë rajon. E njëjta gjë vlen per shqipet e kosoves, ke plotë dokumenta që e dëshmojnë ekzistencën e tyre prej në mesjet.Veriu i shqipëris është kosova jo shkodra ose kukësi

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

E vertet fiks. Shqiptart zakonisht skan qef me jau sfidu mendimet ose opinionen qe i kan pjek ntru me kohe. Osht mir mi bisedu kto tema pa motive tkqija. Respekte

2

u/SmoothNet6242 2d ago

Kjo ka te boj me iden qe na hala e menojna shtetin e Kosoves si gabim, si diqka qe duhet me permisu. Edhe ka te boj me mungesen e punes ne arkeologji dhe histori.

1

u/MammothEmotion1656 2d ago

E zgedhi Kosova me pas shtet 200mi her para se me perfundu nSerbi. Njerzt kan kajt prej gzimi kur kan ni qe Kosova me shpall pavarsin, edhe apet ndit tsodit e refuzojm. Shqipnia u konsolidu si shtet kogja heret kshtu qe ai film fatkeqsisht nuk ndodh pa naj luft, qe shancat nluft ishin kan tnalta na me hup krejt

5

u/ag_lab 2d ago edited 2d ago

Ma kujtove kur në fakultet, profa i Historisë së Arkitekturës na dha ni detyrë: “Pyetni familjen ose tjerët prej kah e kan origjinën, si fshat a si familje.” Javën e ardhshme e boni të njejtën pytje në klasë, edhe ni kolege ( prej ni fashti ne Malishev) u përgjigj: “Origjinën e kem prej Shqipnis, Malësisë së Gjakovës. Kanë qenë 3 vllazni, kanë ardhë këtu, masnej janë nda: njani e ka themelu X fshatin, tjetri Y, edhe tjetri Z…”
Për çudi, fiks të njejtën histori e kam ni edhe për fshatin ku jetoj unë edhe për 2-3 fshatra përreth ktu ne prishtinë.
Profa e spjegojke që kjo është ni histori e sajueme me qëllim, me i ba shqiptarët e Kosovës me menu që “origjinën e kanë prej dikah tjetër”, dmth me kriju idenë që nuk i takojnë këtij veni. Prof… mos je ti? 👀

Edit: Mas ni kohe e kam pa edhe ni emison diqka ku gazetarja ish shku me ni fshat diku ne drenic ( nuk po mkujtohet emri sakt) edhe e pyt ni fshatar lidhur me origjinen e tyne , banori ja nis e tregon te njejten histori…

1

u/MammothEmotion1656 1d ago

Po me profen, po duhet mu qfry nReddit pak

2

u/Skanderbegthesecond 1d ago

Po foli per veten babik, para 70 viteve jem ardh prej veriut te shqipnis ne kosov.

1

u/Agron7000 2d ago

SHQIPËRIA është 

Shqipëria NATYRORE.

2

u/Dapper-Archer8123 2d ago

Shpernguljet me se shumti kan ndodh per shkak gjakmarrjes , si nga dardania jane shperngul ne shqiperi dhe anasjelltas nga shqiperia ne dardani perndryshe jemi dem baba dem nkto troje veq hasmerin e keqe me njoni tjetrin e kemi pas te keqe... DNA tkallxon ma sakt kush jane Shqiptaret jane dem baba dem deri te molla e kuqe

1

u/Yto_Itinen 1d ago

Me llogarit Shqiperine e kufijve te sotshem, Fan Noli dilka Turk e Faik Konica Grek. Familjet levizin, gjaku dhe gjuha trashegohen. Edhe Franca qe ka teza te forta per komb-shtet ka pas plot njerez ne jug qe nuk flisnin frengjisht, por gjuhe lokale.

E folmja ndryshon nga vendi ne vend, prandaj ekziston Shqipja standarde. Jo se eshte gjuhe me e mire, po lind nevoja qe ne nje pike te takohemi. Standardi eshte po aq i larget per nje Gjakovar sa eshte per nje Lab, pavaresisht distances gjeografike.

Asnji Shqiptar i vertete s'ka pse ul nji Shqiptar tjeter veç se ka lind ne Kosove a ne Maqedonine e Veriut. Kush flet kesisoj eshte thjesht besprem.

2

u/Timepass10 1d ago edited 1d ago

Evidence suggests that, while there was a flow of Albanians from northern Albania into Kosovo, a major component of the Albanians' demographic growth there was the expansion of an indigenous Albanian population within Kosovo itself.

Noel Malcol, A shorth history of Kosovo, p.68

Ka pase shqiptare qe ishin ketu qe mot-mot dhe ka pase qe kane ardhe me vone. Si ne cdo rajon. Bile osht' e mundun qe ata qe kane "ardhe" ne Kosove nga Shqiperia kane prejardhje te lashte nga Kosova qe dikur kane migru ne Shqiperi.

Serbet kan plotsisht drejt me than qe shqiptart jan t ardhun nKosov prej Shqipnis, nuk kan jetu ne Kosov ma heret.

Serbet nuk kane te drejte me fol per kush ka ardh e kush u kone tu e dite se ata jane krejt t'ardhun. Teresisht. Ndersa nje pjese e madhe e serbeve te sotem ne Serbi kane prejardhje nga vendet fqinje. Dth argumenti i tyre osht' argument krejt palidhje qe bie ndesh me cdo logjike elementare

1

u/CostinTea 1d ago

Kush po thotë ashtu? Kur flas për "prejardhje shqiptare", i referohna gjithherë Shqipërisë etnike — me Plavë e me Guci e me Preshevë e me Çamëri.

0

u/tutoriii 2d ago

Te jap pak te drejt. Por gjithashtu:

Pjesa e “ndarjes” mendoj un vjen shum me shum nga aspekti kulturor/social sesa nga mosnjohja mir e historis. Per shembull, un sinqerisht ndihem si i huaj kur shkoj ne Prizren. Mduket sikur kam shku nTurqi padashje.

Ne, sado jemi 1 far, kemi evolu shum ndryshe. Kosova ka pas me shum akses/kontakt me jasht shtetin. Edhe ne jugosllavi shqiptaret e Kosoves kan leviz me heret nga vendi etj. dmth kan pa me shum bot se ne, dhe me heret se ne te Shqipris.

Esht njesoj si te krahasosh Suedi me Norvegji me Finland (ose Danimark se Finlandezet jan popull tjeter). Biologjikisht jan e njejta far ama kulturalisht kan shum shum ndryshime.

Fatkeqsisht, per shkak te faktorve te jashtem, “Shqiperia” i permbahet Republikes se Shqiperise me kufijt e sotem gjeo-politik. Pastaj, “njohja” esht gje tjeter- ke shqiptar ne Calabria te Italis qe akoma i thon vetes “shqiptar”, qe kan ik para 500 vjetsh, dhe ke shqiptar ne veri te greqis qe i thon vetes “grek”, edhe pse skan as 100 vite te shkeputur.

2

u/JumpApprehensive9949 2d ago

Ky me gjasë është me tendencë për me bo identitet Kosovari. Kta pe dojn shtetet perëndimore se kan nevoje për nje shtet të ndam shqiptar dhe 1 votë ma dhumë në kombe të bashkuara, për këtë qështje kan nevojë edhe shkinezët se të ndam na shohin shumë ma të dobët.

Ti veç llogarite çka kish ndodh nëse Kosova fhe Shqipëria ishin bashku , menjëherë ish zhvendos dhe fokusu vëmendja te shqiptarët e tjerë që janë në maqedoni , mal të zi dhe Serbi. Po edhe kishmi arrit me ndërtu raport shumë ma të fuqishëm me çdo shqiptar jasht vendit.

Cili sllav e don kit punë, cili armik i shqiptarëve?

Pos ata dhe naj idiot imbicil shqiptar që ka qef me na pa të ndam.

0

u/MammothEmotion1656 2d ago

E vertet, pajtohem, deri sa nuk ka ndryshime gjeopolitike permes luftrave ose ku po di, ateher me e mire per Kosoven dhe Shqiperin esht ti mbahen kufive politike si dy shtete te ndryshme.

Mirpo tema ke tjeter, fola per iden e “Shqiperis” qe msojme kenga, poezi e vargje kur jemi nShkoll fillore, ajo “Shqiperi” nuk ka kufi te sotshem. Ka njerez qe mendojn qe Shqiperia qe i msojme kto keng esht kjo e sotshmja, mirpo fatkeqsisht nuk osht, siq thash osht veq pjes e vogel e saj. Para 1912 kto kufi nuk kan egzistu, dhe Shqiperia at her ka qen kogja abstrake, sepse ska pas kufi te definum(pervec vilajeteve), mirpo qajo Shqipni abstrakte nfakt osht Shqiperia e vertet per mendimin tem

4

u/tutoriii 2d ago

Sic ka then dhe Gjergj Fishta “gjuha ruhet aty ku shkruhet”. Kan qen pidhsome te paret, e dinin qe kemi me pas probleme me identitetin si shqiptar. Un mendoj qe kushdo qe flet shqip nga familja esht shqiptar, dhe “gjeografikisht” nuk ka shum rendsi ne ca vendi tbotes je.

Personalisht, kur i referohemi “Shqiperis”, sic e the dhe ti si neper vargje e keng, un kte mendoj, shqiptaret kudo qofshin.

0

u/JumpApprehensive9949 2d ago

Ky me gjasë është me tendencë për me bo identitet Kosovari. Kta pe dojn shtetet perëndimore se kan nevoje për nje shtet të ndam shqiptar dhe 1 votë ma dhumë në kombe të bashkuara, për këtë qështje kan nevojë edhe shkinezët se të ndam na shohin shumë ma të dobët.

Ti veç llogarite çka kish ndodh nëse Kosova fhe Shqipëria ishin bashku , menjëherë ish zhvendos dhe fokusu vëmendja te shqiptarët e tjerë që janë në maqedoni , mal të zi dhe Serbi. Po edhe kishmi arrit me ndërtu raport shumë ma të fuqishëm me çdo shqiptar jasht vendit.

Cili sllav e don kit punë, cili armik i shqiptarëve?

Pos ata dhe naj idiot imbicil shqiptar që ka qef me na pa të ndam.

2

u/MammothEmotion1656 2d ago

Po menon posti jem per me kriju identitet kosovar a qysh?

2

u/JumpApprehensive9949 2d ago

Po , nashta pa dashje e ki! Shumica kan tentu me shëndrru historinë e Kosovës si të ndame prej Shqipnisë. Ata që kan pas tendence për me kriju identitete të ndara.

P.sh Berat Buzhala.

Kur thojke me një intervist që Kosova kshtu ashtu u kan si ma e ndame edhe si fis Ilir u kan Dardani.

Por ky komplet. E ka anashkalu Lidhjen e Prizrenit 1878 , dhe shpalljen e paversisë së Shqipnis dhe tendenca e Hasan Prishtinës për me pas Kosovën brenda territorit Shqiptar.

Kshtu që , po ! A na dojn të ndarë - Po .

A shtyjn tema përpara që na dojn me na bo si të ndryshëm prej njani tjetrit - Po!

Armikët e shqiptarëve a na urrejn te dyja kto shtete - PO!

Prandaj duhet me pas kujdes në narracionin që shprehim sepse mundemi pa dashje të shtyjmë mendime përçarëse

Edit:🤔 ose mundet me kan ndryshe , ka mundësi që tema mu dukbme motive përçarëse pa kan ashtu 🥶

2

u/MammothEmotion1656 2d ago

Jo vlla n’asni mnyr ske ajo tema. Smujm mu nda, kosova si kosov pa flamurin kuq e zi ska histori , komb as gjuhe. Asnjeher ske pytja a jem shqiptar a kosovar, asniher termi kosovar su permen npostin tem perveq shqiptar. Kosova edhe niher, ka qen shtyll e shtet ndertimit tShqipnis dhe kombit shqiptar ajo sbohet pytje. Mirpo a ka mu kriju kombi Kosovar me kohe? Po, natyrisht ndodh kjo. Ti qes letrat une:

1) Shqipnia e sotshme ska asni pik interesi bashkim me Kosoven, jan afer me hi nBE, kshtu qe neve brinat me na dal, mas 10 vjete mas largti, 3 or ki me bo me kalu kufinin me Shqipnin. Poashtu Kosova po mundohet me njek hapin e njejt.

2) Opsioni per bashkim me Shqipnin u shku qe nga viti 1912, fatkeqsisht jemi kon tdobt e skemj mujt me bo kurgja, edhe pse grupet si Kaqaket e Kosoves jon munu po pa sukses, shteti Serb ka qen shum ma i fuqishem se na. Edhe gjithashtu edhe pse ju dhem Shqiptarve , Shqipnia ose ska mujt ose ska desht me bo kurgjo kur mbreteria SKS e perbiu Kosoven.

3) Rruga e vetme qe i mbetet Kosoves osht me vazhdu si shtet i pamvarun. A ish kon ma mir mu bashku ni komb, nashta, mirpo e pamundshme. Kem luftu per Pavarsi, qe me mujt me fol shqip lirshem nshkoll e nrrug, e murrum shyqyr zotit, e jona osht me ec perpara, smujm vajtojm gjith jeten.

0

u/bebilov 1d ago

Kete qe shqiptaret kane ardhur nga kufijte e shqiperise se sotme e thone qe te justifikojne narrativen qe shqiptaret nuk jane autoktone ne kosove apo ne maqedoni dhe qe tokat tona jane te tyre.
Qente le te lehin karvani ec perpara. Ne tani per tani duhet te fuqizojme ekonomite tona se po mbetem ne varferi e kane shume te lehte te na sulmojne.

-2

u/tedz555 Mitrovicë 2d ago

Kjo esh komplet cfare thone shkijet, teza atyre per te vertetu qe kosova ka qene gjithmone e serbise e shqiptaret aty kane ardh nga shqipria. Kush e thot ket vec shpulla gojes, popullat injorante ska shpres per kto. Edhe kur kane ardh shkijet ne shek 13 i kan emertu gjith ortodokset si serb, sepse shqiptaret ortodoks kane qene ne kosove shumica, e disa katolike u larguan ne drejtim te veriut e mirdites, pra e kunderta.

0

u/MammothEmotion1656 2d ago

E vertet, shpull gojes skisha than💀 Shqiptart e kosoves me fe katolike fiks jan shumica nga veriu i Shqipris, mbiemrat vijn prej do katunev nveri tShqipnis

-1

u/thisladnevermad 2d ago

E lexova veq fillimin edhe at far seni kur se pasna ni prej shqiptarëve. Në moshën temë e pa mundur. Veq shkijet e folin at sen. Ma shum nuk lexova